LajmeMaqedoniTopLajm

Kjo është arsyeja pse shkoi në rivotim Zhelina, shkak i cili e nxiti Lëvizjen Besa të largohet nga koalicioni i Qeverisë

Në bazë të vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Komuna e Zhelinës do të shkojë në rivotim në një vendvotim për balotazhin i cili u mbajt javën e kaluar.

“Vetëm në lidhje me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për Vendvotimin 2107 Zhelinë, është konstatuar që një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm, ndërsa në Raportin nga pajisja për identifikim biometrik të votuesve nuk përputhen të dhënat nga Procesverbali nr. 16 dhe konform kësaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pranoi kundërshtimin dhe e anuloi votimin në këtë vendvotim”, pati vendosur KSHZ-ja në seancën e 38-të.

Në këtë komunë në balotazh ishte Lëvizja Besa përball BDI-së, ku në bazë të rezultateve arriti të fitojë Blerim Sejdiu nga Besa me 5 171 vota, kundrejt Fatmir Izairitme 5 102 vota.

Duke e marrë parasysh se të dy partitë janë në koalicion të nivelit qendror, Lëvizja Besa paralajmëroi largimin nga Qeveria. Ata rrezikuan edhe shumicën parlamentare, duke ju bashkangjitur nismës së opozitës shqiptare dhe maqedonase për krijimin e shumicës së re parlamentare, me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë së re.

Related Articles

Back to top button
Close
Close