LajmeMaqedoniTopLajm

Ja cili politikan shqiptar e luajti rolin kyç në përbërjen e shumicës së re parlamentare

Pas rezultatit final të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor dha dorëheqje kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqja e Zoran Zaevit e ndryshoi skenën politike në vend.

Të premten, VMRO Aleanca dhe Alternativa (ASH-A), kanë njoftuar arritjen e një koalicionit.

Profesori Sulejma Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka shpjeguar se çfarë është duke ndodhur në fushën politike në Maqedoninë e veriut pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Pas zgjedhjeve lokale e fitores së thellë të OBRM-PDUKM së Hristian Mickoskit e dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev  situata politike në RMV është bërë interesante, si kurrë më parë nuk ka pasur kësi koalicione të çuditshme maqedone-shqiptare, apetitet politike të VMRO-së së bashku me partitë opozitare shqiptare ASH-AAA për të përmbysur qeverinë LSDM- BDI janë rritur, fitorja e madhe e partisë së Mickoskit gjatë Zgjedhjeve Lokale dhe humbja e BDI-së në dy qytetet më kryesore të shqiptarëve Tetovë dhe Gostivar të zonës gjashtë që ju jep partive shqiptare minimum 12 e maksimum 17 deputetë kanë frymëzuar partitë kundërshtare për të mposhtur BDI-në nga qeveria e saj 19 vjeçare”, ka thënë ai.

Image

Po ashtu, Mehazi ka rikujtuar edhe koalicionte e dikurshme të BDI-së me VMRO-në e Gruevskit e Mihajlkovit.

“Nëse qytetarët shqiptarë të RMV-së që sa vite me radhë  lejuan BDI-në të koaliciononte me partinë e fuqishme e nacionaliste të VMRO-së së Gruevskit e Mihajlkovit me fuqi deputetësh mbi 50%, pse mos t’i jepet e drejtë edhe ASH-Alternativës të koalicononte me Mickoskin dhe Apasievin e Levicës me fuqi të dy deputetëve”, ka theksuar ai.

Më tej, profesori Mehazi ka treguar se kush e luajti rolin kyç në përbërjen e re parlamentare.

“Vlen të përmendim se rolin kyç të përbërjes së re parlamentare e luajti Lëvizja Besa e Bilall Kasamit që pas rezultateve lokale mori forcën e partisë së Dritan Abazoviqit të Malit të Zi. Shkaku i kyçës së Besës në përbërjen e re të qeverisë e largimin nga qeveria e Zaevit e Ali Ahmetit ishte anulimi i një vendvotimit në Zhelinë ku Besa në raundin e dytë fitoi BDI-në me pak vota diferencë. Pra për shkak të  rivotimit të një vendvotimi në Zhelinë, Besa e rrëzoi BDI-në nga qeveria”, ka deklaruar ai.

Në fund, profesori ka theksuar koalicionet e partive kanë marrë formën e multinacionaleve shtetërore

“E mira e koalicioneve maqedone-shqiptare është se partitë nuk ushqehen me shprehje nacionaliste për hirë të koalicioneve të tyre qeverisëse. Koalicionet e partive kanë marrë formën e multinacionaleve shtetërore”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close