LajmeMaqedoniTopLajm

Kirza me çmimet, BDI propozon katër masa që mund të ndërmeren menjëherë

KUMTESË:

Prej një jave qytetarët përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë dhe të derivateve të naftës. Në këtë periudhë, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria ka qëndruar në heshtje, pa asnjë masë konkrete për të zbutur presionin mbi buxhetet familjare.

Nga e hëna pritet një rritje e re e çmimeve të derivateve. Kjo do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në çmimet e transportit, të ushqimit dhe të shërbimeve, duke e rritur më tej koston e jetesës për qytetarët dhe për bizneset.

Në një situatë të tillë, roli i institucioneve është të veprojnë. Deri tani nuk kemi parë as plan, as masa për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se ekzistojnë hapa të menjëhershëm që mund të ndërmerren:

– Rritje lineare e pagave prej 3500 denarë, duke filluar me pagat e muajit mars.

– Ngrirje e përkohshme e çmimeve për produktet bazë ushqimore.

– Aktivizim i rezervave shtetërore të naftës, të cilat janë blerë me çmim më të ulët se 70 denarë për litër, për të amortizuar goditjen e tregut.

– Vauçer prej 3000 denarësh për punonjësit që punojnë jashtë vendbanimit të tyre, për të kompensuar rritjen e kostos së transportit.

Këto janë masa të realizueshme që mund të ndërmerren menjëherë nëse ekziston vullnet institucional.

Qytetarët kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe politika ekonomike që i mbrojnë në kohë krize. Heshtja institucionale nuk është përgjigje për rritjen e çmimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close