SportTopLajm

Kina vendos të hapë dyert e stadiumeve për tifozët

Kina e ka hedhur pas kraheve krizen e madhe socio-ekonomike të muajve më parë që solli Covid-19. Vendi i fuqishëm aziatik, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, po I rikthehet gjithnjë e më shumë normalitetit. Një nga këto fusha është edhe futbolli.  Federate në bashkëpunim me autoritetet ka nisur të riktheje tifozët në stadium. Për duelin e rëndësishëm Shangai Sipg vs Pekini Guo’an  janë parashikuar të jenë 1.900 tifozë në stadium. Seicila skuadër do të ketë nnumër të barabarte tifozësh ndërsa ata që do të futën në stadium duhet të mbajnë maska. Vec këtyre, do të jenë edhe sherbimi i sigurisë në numër të konsiderueshëm. Ndërkohë në stadium janë ftuar të marrin pjesë edhe dhjetëra anëtarë të personelit shëndetesor të cilët ishin në krye të “luftës” me Covid-19 në mënyrë të vecante në province Ëuhan, si një shpërblim për heroizmin e tyre. Kampionati kinez rinisi me 25 korrik pas 5 muajve mungesë. Ndeshjet luhen ne stadiumet e dy qyteteve Suzhou e Dalian. Në Europë dhe në vende të tjera të botës ende nuk ka vendime konkrete për rikthimin e tifozeve në stadium, ndonëse Franca e dha sinjalin e para që ndeshjen finale të kupës së ligës dhe kupës së Frances e bëri me presence të moderuar tifozesh pak javë më parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close