Kina krijon “bletë robotike” për spiunazh

Shkencëtarët kinezë kanë arritur me sukses të shndërrojnë bletët në robotë, duke vendosur pajisje kontrolluese në trurin e tyre.
Pajisja, që peshon më pak se një majë kripe, lidhet në pjesën e pasme të një blete dhe përmes gjilpërave të vogla lidhet drejtpërdrejt me trurin e saj. Sipas studiuesve, në testime pajisja funksionoi nëntë nga dhjetë herët dhe bletët i zbatuan urdhrat për të kthyer majtas apo djathtas. Bleta është gjysmë insekt dhe gjysmë me pajisje.
“Bletët robotike” mund të përdoren në misione shpëtimi – ose në operacione të fshehta si zbulues ushtarakë. Pajisja e vogël mund të pajiset me kamera, përgjues dhe sensorë që u mundësojnë insekteve të mbledhin dhe regjistrojnë informacione.
Duke qenë se janë të vogla në madhësi, këto bletë mund të përdoren për operacione të fshehta ushtarake apo të sigurisë, duke hyrë në hapësira të ngushta pa ngjallur dyshime.



