BotaLajme

Kina dhe Finlanda bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të trajtojnë së bashku sfidat

Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u zotuan të dielën për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit dypalësh, si edhe për trajtimin së bashku nga të dy vendet të sfidave.

Gjatë takimit të tyre në qytetin Turku në jugperëndim të Finlandës, Stubb nënvizoi se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Finlandës e Kinës në vitin 1950, Kina ka arritur përparime të shënuara në fusha të tilla si politika, ekonomia, qëndrueshmëria shoqërore dhe risitë shkencore e teknologjike, duke krijuar një mrekulli zhvillimi, tha kreu i shtetit i Finlandës.

Duke theksuar se situata ndërkombëtare ndodhet në një udhëkryq kritik, Stubb shtoi që Kina i ka dhënë botës së sotme një qëndrueshmëri të vlefshme.

Finlanda mirëpret forcimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë me Kinën, zgjerimin e bashkëpunimit në fushat në zhvillim, si ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale, thellimin e bashkërendimit shumëpalësh dhe trajtimin së bashku të sfidave globale, vuri në dukje Stubb.

Nga ana e tij, Wang tha se për më shumë se 100 vjet, populli finlandez, i udhëhequr nga shpirti i vet i vendosur i “sisu”, ka arritur ringjalljen dhe zhvillimin kombëtar, tha Wang. Po ashtu edhe Partia Komuniste të Kinës (PKK), e cila sivjet ka kremtuar 105-vjetorin e themelimit të saj, e ka udhëhequr popullin kinez për të çelur një rrugë të suksesshme zhvillimi që u përshtatet kushteve kombëtare të Kinës, duke krijuar dy mrekullitë – rritjen e shpejtë ekonomike dhe qëndrueshmërinë afatgjatë shoqërore – dhe duke çuar përpara në mënyrë të gjithanshme modernizimin kinez nëpërmjet zhvillimit me cilësi të lartë, shtoi kreu i diplomacisë kineze.

Kina është e gatshme të punojë me Finlandën, nën udhëheqjen strategjike të të dy krerëve të shtetit, të mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit bashkëpunues të tipit të ri të orientuar nga e ardhmja Kinë-Finlandë, të forcojë bashkërendimin, të ndajë bashkërisht mundësitë dhe të përballet së bashku me sfidat, tha Wang.

Gjatë vizitës, ministri i Jashtëm kinez zhvilloi bisedime edhe me homologen e vet finlandeze Elina Valtonen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close