
Analisti shqiptarë Kim Mehmeti në një video postim të tij thekson se liderët e VLEN-it janë diplomuar në shkollat e hajdutërisë së së PDSH-së o në atë të BDI-së. Mehmeti më tej shton se vazalët e VLEN-it do të mund ta mbrojnë shtetin nga shqiptarët vetëm atëherë kur shteti të ua kthej miljarda euro që ua mori shqiptarëve me përjashtimin nga privatizimi i pronës shtetërore, por ata nuk guxojnë ta thonë ngaqë nuk paguhen për ta mbrojtur interesin e popullit të vet, por për të mbrojtur Maqedoninë dhe maqedonasit nga shqiptarët, shkruan Top24
Kim Mehmeti
“Nëse dëgjoni debatet në parlamentin e Maqedonis, do ju bjer në sy me të cilin deputetët e VLEN-it e mbrojnë vendin nga hajdutët e BDI-së. Dhe jo se duhet mbrojtur hajnat dhe jo se BDI-së i mungojnë ata që shitnin patriotizëm e velnin tenderë por është e pakuptimtë të jenë aq të verbëruar nga vazalizmi sa të mos e vërejnë se grindja ndërshqiptare u shkon për shtati antishqiptarëve që thonë se e keqja e natyrshme e Maqedonisë jenë nga shqiptarët!? Ndërkohë duhet pranuar se askush nuk i njeh politikanët tanë hajdut më mire se drejtuesit e VLEN-it ngase thuajse të gjithë kanë diplomuar o në shkollën e hajdutërisë së PDSH-së o në atë të BDI-së. Por megjithatë, vasalët e VLEN-it do të mund të meren me hajdutët shqiptarë pasi ti kenë pastruar llogaritë me hajnat maqedonas që ju vodhën shqiptarëve me qindra miliardë euro duke i përjashtuar ata nga procesi i privatizimit të pronës shtetërore. Pra do të mund ta mbrojnë shtetin nga hajdutët shqiptarë pasi tia kenë bërë me die palës maqedonase se edhe sikurse gjatë njëqind viteve të ardhshëm të gjithë shqiptarët e këtushëm të zhvatnin shtetin prap ata nuk do ja dilnin ta kthejnë pronën që ua zhvati pala maqedonase dhe jo se vazalët e VLEN-it nuk e dinë këtë, por ata nuk guxojnë ta thonë ngaqë nuk paguhen për ta mbrojtur interesin e popullit të vet, por për të mbrojtur Maqedoninë dhe maqedonasit nga shqiptarët. Gjë të cilën ata e bëjnë më mirë se cilët do vazal të mëparshëm shqiptarë nëpër qeveritë maqedonase.



