Showbiz
Kida publikon këngën e re “Edhe sa”, me protagoniste në klip: Arta Elezajn, Kejvina Kthellën dhe Megi Pojanin

- Ashtu siç kishte paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Kida ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Edhe sa” titullohet kënga e saj e re, e cila i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Mozzikun të titulluar “PP”.
Kënga është punuar nga producenti Mixey, teksa vargjet dhe vijën melodike i ka punuar reperi Mozzik
Klipi i këngës është mjaft i veçantë pasi pjesë e tij janë femrat e shumëpërfolura të showbizit si: Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.
Regjisore e klipit është Elena Kelmendi, gjersa për editimin është kujdesur Agon Nushi.