
Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi sot ka vizituar ekspozitën e nxënësve të shkollës fillore komunale Asdreni në fshatin Glloxh ku është pritur nga drejtori i shkollës Agon Amiti, shkruan Top24
Nxënësit e shkollës së Gllogjes sot sollën një atmosferë plot ngjyra, kreativitet dhe emocione, përmes një ekspozite të veçantë kushtuar festës së 28 Nëntorit. Punimet e tyre artistike, vizatime, punime dore dhe motive kombëtare, treguan dashurinë dhe respektin që fëmijët kanë për historinë dhe simbolet tona.
Urime 28 Nëntori, dita e flamurit dhe e identitetit tonë!




