LajmeMaqedoniTopLajm

Këta janë personalitet që u shpallën qytetarë nderi të Tetovës për këto pesëmbëdhjet vite

Pleuralizimi politik në RMV solli një erë të re për shqiptarët e Maqedonisë e në veçanti pas luftës së vitit 2001. Në vitin 2009 në zgjedhjet lokale komuna e Tetovës fitoi një kryetar të ri i cili erdhi në krye të komunës nga posti i Rektorit të Universitetit Shtetërorë të Tetovës, shkruan Top24.

Kryetari i komunës së Tetovës, mori iniciativa për shpalljen qytetar nderi të disa persinalitteve duke filluar me ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, filantropin Lazim Destanin, ish presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiç idhe eurodeputeten Tanja Fajon. Pas Sadi Bexhetit komuna e Tetovës për 8-të vite u drejtua nga Teuta Arifi por gjatë këtyre viteve nuk u nda asnjë çmim i tillë.

Komuna e Tetovës, tani udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili në zgjedhjet e fundit mori timonin e Komunës së Tetovës, ku pa mbushur një vit u përkushtua që familjes Jashari gjegjësisht kryefamiljarit Rifat Jashari ti ndahet çmimi “Qytetar nderi” i Tetovës, çmim të cilin e pranoi një nga anëtarët e familjes Jashari. Kasami në vitin e dytë të mandatit në krye të Tetovës gjatë ditës së nesërme e Premte, 25.Nëntor në Tetovë do ti ndajë çmimin “Qytetar nderi” shkrimtarit shqiptarë Ismail Kadare.Top24

Këta ishin personalitetet që morën titullin qytetar nderi:

  1. Ramush Haradinaj
  2. Lazim Destani
  3. Stjepan Mesiç
  4. Tanja Fajon
  5. Rifat Jashari
  6. Ismail Kadare

Related Articles

Back to top button
Close
Close