
Këshilltari i kuvendit komunal në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi ka reaguar për ndarjen e (1.260.000 euro) nga buxheti i Komunës së Tetovës. Disha pretendon se kjo ndarje nga buxheti i Komunës pa asnjë arsyetim të vetëm dhe pa dokumentacion të mirfilltë për menaxhimin e këtyre mjeteve dhe se vjen mu në ditën kur gjykata kushtetuese pritet të sjell vendimin për gjuhën shqipe, shkruan Top24
Të nderuar Bashkëqytetarë,
Sot me datë 10.12.2024 është mbajtur komisioni në të cilin është shqyrtuar pika e nesërme e rendit të ditës që ka të bejë me subvencionimin e NPK Tetova, Tetovë me mbi 1 MILJONË EURO nga buxheti i Komunës së Tetovës.
Imagjinoni, NPK TETOVA- TETOVË kërkon 69.000.000 denare (1.260.000 euro) nga buxheti i Komunës pa asnjë arsyetim të vetëm dhe pa dokumentacion të mirfilltë për menaxhimin e këtyre mjeteve.
Skandali vazhdon e thellohet kur e kupton se këtë kërkesë e bëjnë në seancën e nesërme (datë 11.12.2024) në të njejtën ditë kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese për gjuhën shqipe, duke tentuar kështu që ky keqmenaxhim me buxhetin e Komunës të kalojë pa u vënë re.
Ne, Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, e kundërshtojmë me çdo kusht subvencionimin e tillë klandestin, pa dokumentacion të kompletuar dhe të pabazë të NPK- Tetova, Tetovë. Kjo për shkak se punëtorët e NPK-së janë në minus me rrogat e tyre edhe përkundër faktit se për 3 vjet me rradhë kjo Ndërmarrje Publike Komunale subvencionohet nga buxheti i Komunës së Tetovës. Për 3 vite me rradhë Kjo Ndërmarrje ka harxhuar rreth 4 miljonë euro të buxhetit të Komunës dhe punëtorët ende janë pa rroga e pa sigurime shëndetësore.



