LajmeMaqedoni

“Kër’cënoi fqinjën dhe më pas ia the’u xhamat e veturës dhe shtëpisë”, arr’estohet shkupjani

Një rast jo shumë i zakonshëm qëndron në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një 36-vjeçar nga Shkupi ka kërcënuar fqinjën dhe më pas ia ka kthyer xhamat e veturës së saj dhe të një veture tjetër që ka qenë e parkuar afër.

“Më 25.03.2025 në orën 16.30 në territorin e Gjorçe Petrovit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan B.J.(36) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 14:40 me send të mprehtë e ka kërcënuar fqinjën e tij A.S. (26) nga Shkupi, i ka thyer xhamat e përparmë të automjetit të saj dhe të një automjeti tjetër, ndërsa me send të fortë ka thyer xhamat e shtëpisë fqinje. Personi është dërguar në institucion shëndetësor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close