BotaLajme

KB: Mbi 21.000 persona që nga fillimi i marsit kanë ikur nga luftimet në Siri në Libanin fqinj

Më shumë se 21.000 persona janë larguar nga Siria në Libani fqinj pas përleshjeve të palës siriane në fillim të marsit, njoftoi sot KB-ja.

Sipas raportit, Komisari i lartë i KB-së për refugjatët (UNHCR) regjistroi arritjen e 21,637 personave nga Siria në Liban.

UNHCR-ja citon të dhënat nga autoritetet lokale dhe Kryqi i Kuq libanez, duke përfshirë edhe më shumë se 390 familje libaneze.

Tensionet në Sirinë perëndimore filluan më 6 mars në një fshat në provincën Latakia, pasi forcat e sigurisë arrestuan një person pas një urdhërarresti.

Situata u kthye shpejt në përleshje pasi persona të armatosur nga pakica myslimane alavite e përshkruar nga autoritetet si besnike të presidentit të rrëzuar nga froni Bashar al-Asad, hapën zjarr në disa pozicione të forcave të sigurisë.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, në ato përleshje u vranë më shumë se 1.600 civilë, kryesisht alavitë.

Kjo është dhuna e parë në shkallë të gjerë që kur koalicioni rebel i udhëhequr nga grupi radikal islamik sunit Hajat Tahrir al-Sham mori pushtetin në Siri më 8 dhjetor. Koalicioni përmbysi Asadin i cili iku në Rusi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close