
Po bëhen katër vite qevrisje të kryetarit të komunës së Bogovinës, profesorit universitar Besnik Emshiu. Për katër vite qeverisje misioni i kryetarit të komunës së Bogovinës nuk ka qenë asnjë projekt kapital i rëndësishëm përveç begatonave me të cilat ai po shtron rrugica dhe lagje private në fshatrat e komunës e me theks të veçantë në fshatin e tij Bogovinë.
Besnik Emshiu planifikon të kandidoj edhe për një mandat në krye të Bogovinës por çfarë do të premtoj tjetër përveç “begatonave”.
Në katër vite qeverisje Besnik Emshiu e ka lënë pa ujë të pishëm fshtin Pallçisht dhe fshatin Siniçan ndërsa pa sallë sporti fshatin e tij.
Gjatë këtyre katër viteve me Besnik Emshiun fshati Sedllarcë edhe më tej ka probleme me ujin e pijes po ashtu edhe fshati Pirok.
Disa nga fshatrat e haruar nga Harta për Besnik Emshiun janë fshati Novosellë, Novakë, Urviç, Kallnik, Jellovjan dhe fshati Zherovjan.
Nëse Besnik Emshiu kandidon edhe për një mandat pa dyshim vjen në shprehje humori i njohur i Lecit dhe Cimës kur pyesnin popullin kush çfar do! Edhe në Bogovinë me Besnik Emshiun, kërkoni çfarë doni por begatonka do të fitoni.



