
Katër garues nga klubi tetovar i kRatesë Fati do të marrin në Kampionatin Ballkanik të Karatesë pér kadet, junior dhe U21 që do të mbaht në Kroaci, shkruan Top24
Në kuadër të përfaqësimit të Maqedonisë së Veriut, garuesit e klubit tonë do të udhëtojnë nesër për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Karate, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri më 9 nëntor, në qytetin e bukur të Rijekës, Kroaci.
Garueseve tanë u dëshirojmë udhëtim të mbarë dhe shumë suksese në këtë sfidë të radhës të nivelit ballkanik! 💪
Ky eveniment madhështor do të jetë i mbushur me energji dhe konkurrencë të lartë, me 1,230 garues nga 13 shtete pjesëmarrëse. Gara pritet të jetë shumë e fortë, pasi të gjithë pjesëmarrësit janë të përgatitur në nivel të lartë.
Megjithatë, jemi të bindur se garuesit tanë do të japin maksimumin dhe do të na përfaqësojnë me nder, duke synuar rezultate sa më të larta. 🏅
Suksese ekipi ynë! 🔥



