LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami viziton Saraqinën dhe Falishtin: Realiteti i këtyre fshatrave do të ndryshohet me 31 tetor

Kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka vazhduar takimet me qytetarët e Tetovës.

Ai gjatë ditës ka vizituar fshatin Sarqinë dhe Falishtë. Nga Saraqina ,Kasami ka thënë se me ardhjen e Lëvizjes Besa në krye të komunës, ky fshat do të kujtohet gjithnjë e jo vetëm në kohë të zgjedhjeve.

Ka thënë se në Falishtë për tetë vite kryetarja aktuale, Teuta Arifi që kërkon mandatin e tretë nuk ka vendosur asnjë gozhdë në këtë fshat. Është shprehur i bindur se këto fshatra do të japin përkrahjen maksimale idesë së lëvizjes Besa dhe do të votojnë me zemër për Tetovën.

“Me ne në krye të Tetovës Saraqina nuk do të kujtohet vetëm në kohë të zgjedhjeve. Banorët e Saraqinës me 31 tetor do të na japin përkrahjen e fuqishme për zhvillimin e këtij fshati! Në Falisht për 8 vite nga qeverisja aktuale nuk është vendosur as edhe një gozhdë. Ky realitet do të ndryshohet me 31 tetor, me mbështetjen që do të na japin banorët e Falishtit!’, ka shkruar Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close