Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar mërgimtarët të cilët po kthehen në vendlindje për festat e fundvitet duke uruar që ardhja juaj të jetë e mbushur me gëzim dhe dashuri në familjet tuaja, shkruan Top24
Të dashur bashkëatdhetarë, mirë se vini në vendlindje!
Në këto momente kur temperaturat shënojnë ulje, ardhja juaj është ngrohtësi për vendin dhe familjet tuaja. Uroj që ardhja juaj të jetë e mbushur me gëzim dhe dashuri në familjet tuaja!
Pushime të këndshme, Tetova ju pret!



