LajmeMaqedoni

Kasami takon ambasadorin Ola Sohlström: Suedia është mbështetësi kryesor i reformave dhe partneritetit midis dy vendeve në rrugën drejt BE

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ola Sohlström me të cilin biseduan rreth zhvillimeve aktuale në vend, mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e nismave që ndikojnë në zhvillimin lokal si dhe procesit të integrimeve evropiane, shkruan Top24

“Sot zhvillova takim me ambasadorin e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ola Sohlström, ku biseduam për zhvillimet aktuale në vend, mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e nismave që ndikojnë në zhvillimin lokal si dhe procesit të integrimeve evropiane. Suedia është mbështetësi kryesor i reformave dhe partneritetit midis dy vendeve në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Kasami

Related Articles

Back to top button
Close
Close