LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami për Rexhepin: Asgjë nuk më befason

Nuk kam informacione se çfarë saktë është duke ndodhur dhe prandaj erdha të shoh se çfarë po ndodh, kështu u deklarua lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë hyrjes në Kuvend.

Ardhja e tij në Kuvend në rolin e liderit, pasi tashmë nuk është deputet që kur u zgjodh kryetar i Tetovës, vjen pasi njëri nga deputetët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk merr pjesë në seancën për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2” dhe kështu pamundësoi kuorumin për seancën e sotme.

Kur u pyet Kasami se a është befasuar nga veprimi i Rexhepit, ai tha:

“Jo, nga asgjë nuk jam i befasuar”, transmeton TV21.

Ndërkohë seanca është në pauzë duke mos filluar fare punimet ndaj mosbesimit të Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close