LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami organizon takim me administratën për nderë të 8 Mars-it

Kryetari i komunës së Tetovës, sot për nderë të 8 Marsit ka organizuar takim me administratorët e komunës së Tetovës, shkruan TOP24.
Kasami para të punësuarve tha se Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri padyshim do të shihet si një mundësi e mirë për arritjen e barazisë gjinore e jo si një kuotë e përqindjes. Përkushtimin dhe respektin ndaj nënës, gruas, vajzës duhet shfaqur për çdo ditë e jo vetëm më 8 Mars, sepse ata për çdo ditë na e bëjnë më të lehtë jetën.
Postimi i plotë i Bilall Kasamit:
Urime të gjithë nënave, grave, vajzave sepse ata janë dashuria e kësaj jete.
Sakrifica e gruas është e pazëvendësueshme në familje, në shtëpi, në punë, në shkollë dhe në shoqëri. Një nënë, një grua, një vajzë e fuqishme do të thotë një familje e shëndoshë, një shkollë cilësore, një spital me vlera, një universitet superior, një fëmijë të edukuar dhe të kulturuar, dhe mbi të gjitha një shoqëri me vlera të larta morale dhe etike. Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri padyshim do të shihet si një mundësi e mirë për arritjen e barazisë gjinore e jo si një kuotë e përqindjes. Përkushtimin dhe respektin ndaj nënës, gruas, vajzës duhet shfaqur për çdo ditë e jo vetëm më 8 Mars, sepse ata për çdo ditë na e bëjnë më të lehtë jetën.
Gëzuar 8 Marsin Dita e Gruas!

Related Articles

Back to top button
Close
Close