
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka bërë një përmbledhje të rezultateve dhe projekteve të realizuara gjatë kësaj jave, duke i cilësuar ato si arritje që flasin më shumë se fjalët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka radhitur disa nga vendimet dhe marrëveshjet kyçe që prekin infrastrukturën, ekonominë, arsimin e lartë dhe të drejtat kombëtare, duke veçuar nisjen e punimeve për autostradën Shkup–Bllacë, sistemin e ri kufitar me Shqipërinë, si dhe jetësimin ligjor të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Ja postimi i plotë:
Po përmbyllim javën me shumë punë të mira dhe rezultate që flasin më shumë se fjalët!
Ja çfarë u realizua vetëm gjatë kësaj jave:
Marrëveshje për nisjen e punimeve në Autostradën Shkup–Bllacë.
Sistemi i kufirit me një ndalesë me Shqipërinë, kalim më i shpejtë për qytetarë e biznese.
Investitor i ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë: 500 vende pune për Pollogun.
Statuti i ri i UNT-së në Parlament, universiteti fuqizohet me 3 fakultete të reja.
Hapi i parë ligjor për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat — pika e Marrëveshjes së Ohrit shndërrohet në ligj, për herë të parë pas dy dekadash.
Paçi një javë të mbarë, miq!



