LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Mbështesim themelimin e Akademisë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Video)

Komuna e Tetovës e mbështetë nismën e fundit të profesorëve dhe intelektualëve shqiptarë për themelimin e një Akademie Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

“Ne si komunë e Tetovës kemi përshëndetur iniciativën e ringrtijes apo ngritjes së një Akademie Shqiptare e cila do të punojë për të kultivuar kulturën, shkencën dhe gjithçka që ka të bëjë me identitetin e popullatës, kombit të dytë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarëve. Pra, nëse Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme të ngritet në nivelin e kultivitimit të të gjitha identiteteve kombëtare, atëherë i bie që ne si shqiptarë të përkujdesemi për të mbrojtur dhe kultivuar identitetin tonë kombëtarë si shqiptarë “, u shpreh Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close