LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami kryeson mbledhjen e komitetit të përbashkët parlamentar – RMV dhe BE

Me eurodeputetin Andreas Shider pata nderin të bashkëudhëheqim Komitetin e Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja.

Përshëndeta angazhimin e vazhdueshëm të Parlamentit Evropian, veçanërisht për faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë shumë dhe është një shembull pozitiv me qasjen e saj në zgjidhjen e kontesteve. Shpreha bindjen se pas zgjedhjeve në Bullgari në muajin prill, presim udhërrëfyes të qartë nga institucionet evropiane.

Integrimet evropiane janë për ne nxitës i rëndësishëm i reformave të brendshme dhe nëse ka anulime të mëtejshme, procesi i lartë i mbështetjes që e kemi kultivuar për dekada mund të kthehet në euroskepticizëm dhe të shkaktojë pasoja serioze për vendin dhe rajonin.

U shpreh Kasami në statusin e tij në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close