LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Hoxhallarët dhanë kontribut për çështjen kombëtare

Komuna e Tetovës në muajn e shenjtë të Ramazanit së bashku me muftininë e Tetovës kanë ndarë mirënjohje për hoxhollarët që dhanë kontribut me punën e devotshme të tyre, shkruan TOP24.

Historia e përndritur e qytetit tonë kalon nëpër biografitë e devotshme dhe punën e jashtëzakonshme që kanë bërë hoxhallarët e Tetovës, ata që i dhanë qytetit shpirtin e dinjitetit kombëtar dhe fetar. Andaj, sot, pata kënaqësinë të marr pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame- Myftinia Tetovë dhe komuna e Tetovës për nder të veprës së hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë. Përmes kësaj akademie përkujtojmë veprat e tyre, reflektimin e tyre, në mbajtjen gjallë dhe në kultivimin e identitetit kombëtar dhe fetar të kësaj ane.

Emrat e hoxhallarëve tanë, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë gjurmët e mbijetesës sonë kombëtare dhe fetare në kohë të vështira, janë gjurmët e dijes që u shpërndanë si kandil ndriçues ndër breza të tërë të qytetit tonë.

Mirënjohje të pafundme për ata që dhanë gjithçka për kombin dhe fenë tonë të shenjtë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close