LajmeMaqedoni

Kasami flet për tenderin e stadiumit / Ballistët ironizojnë: Po festojmë 7 vjetorin e premtimit

Ky është reagimi i tifo grupit të Shkëndisë “Ballistët”, të cilët shprehen skeptik se së shpejti Tetova dhe ekipi tyre i zemrës do të bëhet me stadium siç i ka hije.

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami edhe sot premtoi se brenda 10 ditësh do të shpallet tenderi për rikonstruimin e stadiumit të qytetit.

“Unë besoj se jo më shumë se 10 ditë do të behët shpallja, pra për momentin para masën e kemi, projektin ideor e kemi. Dhe njëherë e them brenda 10 ditësh do behët shpallja e tenderit.”

Por Kasami disa herë ka dhënë premtime të ngjajshme, duke dhënë afate të cilat tashmë janë shkelur.

Ndryshe stadiumi i Shkëndisë është në gjendje të mjerueshme dhe nuk plotëson asnjë kriter të UEFA-së. Skuadra që është simbol i qytetit me një tifozëri të flaktë, ndeshjen europiane detyrohet t’i zhvillojë në Shkup.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close