LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami e Mexhiti gjithnjë e më afër fjalëve të Ahmetit e Selës

Pak ditë para se gjykata kushtetuese të mbajë senacën ku në rend ditë është Ligji gjuhëve përkatësisht ligji që mundëson përdorimin e gjuhës shqipe.

Kreu i Bashkimit Demkratik për Integrim Ali Ahmeti nga dita e pranimit të gjykatës kishte ngritur zërin se kjo qeveri jolegjitime planifikon abrogimin e ligjit ashtu si që veproj me ballanserin. Ahmeti nga Zvicra kishte dërguar porosi se diçka që është fituar me gjak nuk mund të meret kollaj. Krahas kësaj lideri i Aleancës për Shqiptarët njëherit propozuesi i këtij ligji Ziadin Sela kishte paralajmëruar se abrogimi i këtij ligji nënkupton shkeljen e marrëveshjes së Ohrit dhe shkeljen e atij gjaku të dëshmorëve.

Por sot deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit dhe kryetarit të Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti janë gjithnjë e më shumë afër Ahmetit e Selës.

Kryetari u LD-së, Izet Mexhiti sot nga Tetova tha se prejka e gjuhës shqipe nënkupton shkelja e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo e kthen prapa vendin sepse ajo është aritur me luftë. Njejtë si Mexhiti edhe kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se gjuha shqipe është fituar me gjak.

Këto deklarata të dy liderëve nuk dihet nëse janë të koordinuara me Frontin për Europë për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close