MaqedoniTopLajm

Kasami: Do të ndërtojmë fabrik për reciklim të mbeturinave, Tetova do të bëhet eko-komunë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njëherit kandidat i kësaj partie për Tetovën ka vazhduar me aktivitetet e tij për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Para fillimit të konferencës Kasami tha se në vendin ku u zhvillua ky takim me mediat 30 minuta më herët kishte deponi, me të marrë vesh se Kasami do të del aty mini-deponia është pastruar. Tha se nëse është e nevojshme do t’i vizitoj të gjithë këto vende vetëm e vetëm të pastrohen. Tha se të mirat e Besës në këtë rast po shihen, sepse siç deklaroi për të mos u dukur “keq” para mediave Arifi ka pastruar vendin ku ndodh ngjarja. Deklaroi se nën menaxhimin e Teuta Arifit, Tetova që dikur ishte qyteti më i bukur është shndërruar në qytet katastrofal me ajër të ndotur e me mbeturina gjithandej.
“Si rezultat i keq menaxhimit Komuna e Tetovës ka probleme elementare me grumbullimin, bartjen dhe sistemimin e mbeturinave kjo ka mundësuar formimin e mini-deponive të egra brenda qytetit ashtu siç ishte pas nesh deri para pak çastesh.”, deklaroi Kasami.

Tha se kjo strukturë udhëheqëse ka dështuar edhe në sigurimin e ujit të pijshëm. Shtoi se ai si kryetar dhe ekipi i tij do të sigurojnë të gjitha kushtet dhe sistem ekologjik funksional e të sukseshëm. “Un dhe ekipi im do të angazhohemi për një sistem ekologjik të sukseshëm me një program dhe strategji afatgjate për zhvillimin e mëtejshëm të objektivave dhe ruajtjen e natyrës. Synimi jonë është që Tetovën ta bëjmë eko-komunë. Si do t’i zgjidhim problemet ekologjike? Do të nxisim prodhimin e energjisë nga burimet ripërtrirëse, partneritet publiko privat për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave, në bashkëpunim me qeverinë dhe komunat e Pollogut”, deklaroi mes tjerash Kasami. Sipas Kasamit, ndërtimi i kësaj fabrike do të mundësonte eliminimin e plotë të deponive dhe mini deponive nëpër qytet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close