LajmeMaqedoniTopLajm

Karaxhovski: Planifikohet rritje e kapaciteteve për testim të Kovid-19

Planifikohet rritje e kapaciteteve për testim dhe diagnostikim me përfshirje të tre institucioneve tjera në të cilat do të mund të realizohet, që do ta rrit kapacitetin ditor për testim të Kovid-19, theksoi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Zharko Karaxhovski.

Do të thotë në 11 institucionet e tanishme diagnostikuese, potencoi ai, planifikojmë edhe tre të reja me qëllim që të marrim edhe nga 200-300 strisho në ditë, që ta rrisim përqindjen e strishove edhe prej 1.500 në ditë ndoshta do të arrijmë deri në 2.000 në fund të vitit kalendarik.

“Komisioni për Sëmundje Infektive dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë përgatitur plan për zgjerim të kapaciteteve spitalore në 16 qytete me formim të Kovid spitaleve për akomodim, diagnostikim dhe pranim të pacientëve me Kovid-19 me qëllim që tërësisht të ndahen nga pacientët tjerë. Kemi bërë plan me formim të 16 spitaleve, dy Kovid spitale, që është ngjashëm me spitalin, që e kemi në Klinikën Infektive, në të cilat do të kemi kapacitete akomoduese, kapacitete diagnostikuese dhe kapacitete për kontroll dhe pranim me qëllim që të mos hyjë pacient në Qendrën klinike i sëmurë nga Kovid-19”, tha dr. Karaxhovski./MIA

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close