LajmeMaqedoniTopLajm

Karavani i fitores ndaloi në Pirok dhe Rakovec, mbështetje për Besnik Emshiun

AKI ka hapur shtabet zgjedhore në Pirok dhe Rakovec, dhe siç shkruan Besnik Emshiu, kjo është dëshmi se fitorja më 19 tetor, është e vulosur, njofton Top24
“Bashkë për Bogovinën – Hapja e shtabeve në vendbanimet Pirok dhe Rakovec
Sonte, karavani i fitores së Aleancës Kombëtare për Integrim u ndal në Pirok dhe Rakovec, ku u bë hapja e shtabeve zgjedhore me një atmosferë të jashtëzakonshme.
Qytetarë të shumtë, aktivistë e simpatizantë u mblodhën për të dhënë përkrahjen e tyre të sinqertë, duke e shndërruar këtë ngjarje në një dëshmi të qartë të bashkimit dhe vendosmërisë sonë.
Ky entuziazëm dhe ky unitet tregojnë fuqinë organizative të koalicionit tonë dhe vizionin e përbashkët për një Bogovinë më të zhvilluar, me projekte konkrete dhe perspektivë të qartë për çdo qytetar.
Bashkë, rrugëtimi ynë drejt fitores është i sigurt, sepse vetëm bashkë fitojmë.
Rrethojmë numrin 4
Votojmë koalicionin AKI
Votojmë Besnik Emshiun
Votojmë Arton Halitin
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj.”, tha Emshiu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close