
Sipas mediave kroate, dy huliganë kanë sulmuar Ivo Susekun para hotelit, ndërsa tifozët kanë tentuar të arrijnë edhe Damir Zoriqin, teksa ai po jepte një deklaratë për mediat në holl.
Asambleja e rregullt e Dinamos, ku duhej të zgjidhej kryesia e re, është ndërprerë për mungesë kuorumi.
Kundërshtarët e kryesisë aktuale të klubit u larguan nga salla pas dy orësh diskutimi, duke penguar kështu vazhdimin e asamblesë.
Klubi ka lëshuar një deklaratë dhe ka bërë të ditur se Mirko Barisiq, presidenti aktual dhe rivali i Zdravko Mamiq, do ta udhëheqë klubin deri në dhjetor, kur duhet të mbahet asambleja e re.
Ai do të ndihmohet nga Vlatka Peras dhe Dario Simiq./Lajmi.net/