
Reperi me famë botërore, Kanye West ka reaguar pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në “Eagle Stadium” në Tiranë.
Përmes një postimi në platformën “X”, artisti amerikan ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.

