LajmeMaqedoni

Kandidati i AKI-së për komunën e Çashkës, Suat Shaqiri fton mërgimtarët e Çashkës në Belgjikë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çashkës, Suat Shaqiri përmes një njoftimi ka ftuar mërgatën e Çashkës që jeton në Belgjikë për tu takuar më 23 Shtator në ROYAL 150, Rue Royale-Sainte-Marie 150, 1030 Schaerbeek, Bruksel para të cilëve do të paraqesë mundësinë për të qeverisur këtë komunë për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

✅ Të nderuar mërgimtarë të Komunës së Çashkës,
✅ Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju njoftoj se, si kandidat për Kryetar të Komunës së Çashkës, do të takohem me mërgatën tonë në Belgjikë.
✅ Ky takim është rast i veçantë për të biseduar së bashku mbi të ardhmen e Çashkës dhe angazhimin tonë të përbashkët.
✅ Takimi do të mbahet:
📅 23.09.2025
⏰ Ora 20:00
📍 ROYAL 150, Rue Royale-Sainte-Marie 150, 1030 Schaerbeek, Bruksel
✅ Ju ftoj me përzemërsi të merrni pjesë dhe të jemi bashkë në këtë moment të rëndësishëm.
✅ Mirëpresim çdo mërgimtar, edhe nëse nuk është nga Komuna e Çashkës.
Me respekt,
Suat Shaqiri

Related Articles

Back to top button
Close
Close