EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Kaltrina Zekolli Shaqiri sqarohet për anulimin e “Skënderbeut”

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri është sqaruar pas lajmit për anulimin e sheshit “Skënderbeu” faza 3, njofton Top24

“Sqarim për opinionin

Lidhur me disa shkrime mediale për gjoja anulimin e procedurës së prokurimit për projektin “Sheshi Skënderbeu faza 3, parkingu nëntokësor”, dëshirojmë t’i sqarojmë opinionit publik se bëhet fjalë ekskluzivisht për arsye teknike të vërejtura në dokumentacionin e tenderit. Gjatë verifikimit zyrtar u konstatuan mospërputhje dhe gabime të trashëguara në përllogaritje, të cilat kërkojnë korrigjim para vazhdimit të procedurës, me qëllim sigurimin e transparencës dhe respektimit të plotë të ligjit.
Për këtë arsye, është marrë vendimi për anulim teknik të procedurës, që nënkupton përmirësimin e dokumentacionit dhe rihapjen e tenderit. Theksojmë se projekti nuk anulohet. Procedura e prokurimit do të hapet sërish në ditët në vijim, ndërsa përmirësimi teknik ka për qëllim vetëm garantimin profesional dhe të qëndrueshëm”, shkruan Zekolli Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close