LajmeMaqedoniTopLajm

Kaltrina Zekolli Shaqiri pjesë e panel diskutimit në Albania – North Macedonia Business Forum, ku në panelin “Korridori 8″ (FOTO)

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ishte pjesë e panel diskutimit Albania – North Macedonia Business Forum, ku në panelin “Korridori 8 ku diskutua mbi rëndësinë strategjike të korridorit 8-të për të ardhmen ekonomike të rajonit tonë, shkruan Top24

“Me këtë rast, shpreh falënderim të veçantë për Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. z. Denion Meidani, për organizimin e këtij forumi dhe për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional mes dy vendeve tona.Korridori 8 nuk është vetëm një projekt infrastrukture, ai është një urë bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, një lidhje që afron bizneset, lehtëson tregtinë dhe krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe investime. Përmes ndërtimit të rrugëve moderne, hekurudhave dhe lidhjeve të integruara rajonale, po krijojmë kushte më të mira për sektorin privat, për qarkullim më efikas të mallrave dhe për një ekonomi më konkurruese në gjithë rajonin” shkruan zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Zekolli më tej shton se “Bizneset janë partner kyç në këtë proces. Pikërisht ato e ndjejnë drejtpërdrejt ndikimin e lidhshmërisë më të mirë infrastrukturore dhe për këtë arsye bashkëpunimi institucional me komunitetin e biznesit mbetet thelbësor për realizimin e vizionit tonë të përbashkët.Korridori 8 është më shumë se një rrugë, është një investim në zhvillim, ndërlidhje dhe perspektivë evropiane për qytetarët tanë dhe për gjithë rajonin”, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close