
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Tetovë ka pritur ish ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë, Piro Vengu të cilin e njoftoi për mbi çështjet rajonale dhe sfidat me të cilat përballen vendet tona. Ahmeti po ashtu e njoftoi Vengu-n për të gjitha tentativat për minimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke filluar nga cenimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, mohimi dhe moszbatimi i gjuhës shqipe, përpjekjet për deshqiptarizimin e institucioneve, si dhe mohimin e elementëve identitarë të shqiptarëve, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë që në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim të pres ish-ministrin e Mbrojtjes, zotin Pirro Vengu, me të cilin zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm ku diskutuam mbi çështjet rajonale dhe sfidat me të cilat përballen vendet tona.
Gjatë bashkëbisedimit, njoftova për të gjitha tentativat për minimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke filluar nga cenimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, mohimi dhe moszbatimi i gjuhës shqipe, përpjekjet për deshqiptarizimin e institucioneve, si dhe mohimin e elementëve identitarë të shqiptarëve.
Po ashtu, theksova se ruajtja e kohezionit ndëretnik dhe respektimi i frymës së Marrëveshjes së Ohrit mbeten thelbësore për stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën euroatlantike të vendit.





