LajmeShowbiz

Kaltrina Selimit i zbulohet një sekret

Kaltrina Selimi është në pritje të ëmbël. Këngëtarja e njohur nga Kosova do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ndonëse këngëtarja ka preferuar të mos zbulojë asgjë për momentin, kanë qenë burime të afërta pranë saj që kanë konfirmuar për Prive se ajo do të bëhet sërish nënë.

Këngëtarja është treguar e kujdesshme dhe me postimet në rrjete sociale ndërsa ka disa javë që nuk ka postuar asgjë.

Sakaq, kujtojmë që këngëtarja u bë nënë e një djali në vitin 2014. Sa i përket muzikës, Kaltrina jeton prej vitesh në Londër dhe nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close