LajmeRajonTopLajm

Kadrijaj e gjuajti me vezë Kurtin, mes tensionesh në Kuvend ndërpritet seanca (VIDEO)

Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës. Pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për emrin e kryeparlamentarit, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka hedhur ve në drejtim të tij.

Pasi Kurti mbaroj fjalën e tij dhe po shkonte drejt ulëses, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e ka gjuajtur me vezë.

Menjëherë ka reaguar deputeti i VV-së, Hekuran Murati, që i ka dalë në ndihmë Kurtit, duke e mbrojtur .

Ramadani për deputetët e VV-së: Nuk e di a ju ka dalë malli i keq këto ditë

Menjëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur sigurimin në sallë dhe ka ndërprerë punimet e seancës.

Pas situatës së krijuar ka hyrë sigurimi në Kuvend për ta mbrojtur Kurtin, por kanë vrapuar edhe deptuetë të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close