LajmeMaqedoni

Kabineti i Arben Fetait: Vetëm dy raste të mbetura pa shtetësi që rrjedhin nga Ish Jugosllavia

“Vendi ka zgjidhur pothuajse të gjitha rastet e pashtetësisë që rrjedhin nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, me vetëm dy raste të pazgjidhura që përfshijnë qytetarë të ardhur nga republika të tjera të federatës që jetonin në territorin tonë para shpërbërjes”,kështu thuhet në kumtesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fetai pas takimi që ky i fundit pati sot me  me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) Gabriel Gualano de Godoj.

Gjatë takimit u konstatua se Maqedonia e Veriut shënon progres historik  në eliminimin e pashtetësisë dhe se vendi jonë është tashmë një shembull pozitiv në kuadër të Aleancës Globale për Eliminimin e Pashtetësisë, duke u renditur si lider rajonal dhe global në këtë fushë.

Në takimin u theksua se eliminimi i pashtetësisë është shumë më tepër se një sfidë statistikore – është një ndërhyrje humane dhe transformuese në jetën e individëve.

“Ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë kanë pasur ndikim të thellë në jetët e shumë qytetarëve, duke rikthyer dinjitetin njerëzor të mohuar për më shumë se tridhjetë vite”, theksoi Fetai.

Zëvendëskryeministri përsëriti përkushtimin e Qeverisë për të vijuar punën drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar gëzon të drejtën të ekzistojë me dinjitet dhe të kontribuojë në të ardhmen e përbashkët të vendit.

“Angazhimi ynë për ndryshimin e ligjit për shtetësinë ka transformuar jetën e këtyre njerëzve dhe familjeve, duka ua rikthyer dinjitetin njerëzor të mohuar për tre dekada me radhe. Ky angazhim nuk ndalet këtu. Do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar ka të drejtë të ekzistojë me dinjitet dhe të kontribuojë në të ardhmen e përbashkët”, konstatoi Feta

Related Articles

Back to top button
Close
Close