BotaLajme

Joe Biden nis sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e nëntorit

Ditën e sotme, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të nisë fushatën e tij presidenciale 2024 me një fjalim që do të fokusohet në rrezikun për demokracinë që përfaqëson Donald Trump, tre vjet pasi mbështetësit e ish-presidentit sulmuan Kongresin.

Demokrati 81-vjeçar, do ta portretizojë rivalin e tij republikan si një kërcënim për kombin gjatë një fjalimi pranë Valley Forge, Pennsylvania, një vend historik për pavarësinë e SHBA-së.

Përpjekjet për të nxitur fushatën e Biden, i cili e paraqet veten si një mbrojtës i demokracisë, do të vazhdojnë të hënën kur presidenti amerikan do të vizitojë një kishë në Karolinën e Jugut, ku një supremacist i bardhë eliminoi nëntë afro-amerikanë në 2015.

Çështje të tjera të mprehta për demokratin, janë emigracioni dhe bllokimi i kufirit jugor të SHBA-së, mbështetja për luftën e Izraelit kundër Hamasit që po përçan partinë dhe fakti që Kongresi, vazhdon të bllokojë miratimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close