
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani duket që po bën kthesën më të madhe historike si kryetari i vetëm që po i jep jetë tolerancës ndërfetare duke krijuar atmosferë festive si për muajn e shenjtë të Ramazani, për Bajram ashtu edhe sot për festën e Pashkëve, shkruan Top24
“Festat janë për të gjithë ne, për të ndarë lumturinë dhe kujtimet e bukura… të dashur bashkëqytetarë të besimit ortodoks, ju uroj festa të gëzuara të Pashkëve! Shumë shëndet, dashuri dhe mirëqenie në familjet tuaja “, shkruan Limani.



