Aleanca Kombëtare për Integrim ka vendosur që për shef të shtabit zgjedhorë në Strugë të zgjedhë ish ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri ndërsa për zëvendës shef të shtabit kanë zgjedhur Dashmir Nasufin, shkruan Top24
I nderuar që mora besimin si Shef i Shtabit në Strugë të BDI-së!
Ky është një obligim i madh, të cilin do ta mbaj me përgjegjësi dhe përkushtim, bashkë me Zëvendës Shefin e Shtabit, Dashmir Nasufi, për të mbështetur ekipin tonë fitues:
Dr. Arsim Dalipi – njeriu i punës dhe shërbimit ndaj qytetarëve,
Faton Pollozhani – bartësi i listës së BDI-së, simbol i qëndresës dhe besnikërisë ndaj idealeve të Ali Ahmetit.
Politika në Strugë nuk është interes i individëve, por mision kombëtar për barazi dhe dinjitet.
Jam i bindur se rezultati ynë do të jetë edhe më i madh se vitin e kaluar, sepse zëri i qytetarëve sot dëgjohet fuqishëm në çdo cep të Strugës.
Falënderim i veçantë për liderin tonë historik, Ali Ahmeti, që na mësoi se bashkimi është arma më e fuqishme e shqiptarëve!