LajmeShowbiz

‘Je më i shtrejti im’/ Momenti kur Elvana Gjata uron në ‘Sunny Hill Festival’

Këngëtarja Elvana Gjata ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill Festival” krahas Dua Lipës dhe shumë këngëtarëve të tjerë. Por për Elvanën mbrëmja e kaluar nuk mbarte vetëm emocionet e performancës por i përkonte dhe me ditëlindjen e të atit.

Këngëtarja zgjodhi një mënyrë magjike bashkë me fansat e saj nga skena ku po këndonte ta uronte bashkë me ta njëzëri babanë e saj. Këtë moment shumë të veçantë për të Elvana e ka publikuar në rrjetin social Instagram ku krahas videos ka zgjedhur t’i dedikoj disa fjalë të ëmbla babait të saj.

“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im!”-shkruan këngëtarja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close