
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se me këtë ligji, ata kanë për qëllim që qytetarët të mos mbeten pa nënshtetësi dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhin çështjen.
“Jemi në rrugë të mirë për ta zgjidhur këtë çështje, besoj se javën e ardhshme, ne do të dalim me qëndrimin final që do të jetë i kapshëm edhe për ju për të parë se me cilat çështje jemi pajtuar.
Është mirë të zgjidhim çështje , do të ju lus mos të kërkohen detaje, ngase interesi është që të zgjidhim problemin e qytetarëve”, ka deklaruar Ziadin Sela pas takimit, raporton SHENJA.



