LajmeSport

Goce merr frenat e Shkupit

Skuadra e Shkupit në vijim do të udhëhiqet nga trajneri Goce Sedloski. Ky i fundit u zyrtarizua sot nga klubi bardhekaltër, me palët që kanë firmosur kontratë 1 vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. Sedloski është trajneri i katërt këtë sezon që do të udhëheq Shkupin, pasi para tij ishin Muharem Bajrami, Umit Karan dhe Hasan Ozer. Strategu 47 vjeçar pas vetës ka një karrierë të mirë si futbollist, duke luajtur me Pobedën, Hajduk Splitin, Dinamo Zagrebin, Shefildin, Sendain, Dijarbakirsporin, Matersburgun si dhe 100 ndeshje regjistron me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë si trajner ai ka punuar te Horizont Turnova, Vardari, Riga, Shirok Brijeg dhe te skuadra e dytë e Dinamo Zagrebit. Ndihmës të Sedloskit te skuadra e Shkupit do të jenë, Ens Qaili, Toni Meglenski, Pavel Nedelkovski dhe Matija Mirkov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close