LajmeRajon

Jashari: LDK të vetmen mundësi e ka koalicionin me LVV-në përshkak të sigurimit të postit të presidentit

Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 në lidhje me kualicionet për formimin e qeverisë së re thotë se LDK të vetmen mundësi e ka kualicionin me Lëvizjen Vetëvendosje përshkak të marrëveshjes e cila siguron postin e presidentit.

Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës në asnjë kombinim me partitë opozitare nuk ka mundësi të bëjë një marrëveshje e cila siguron zgjedhjen e presidentit.

“Kur folë për një marrëveshje që do të përfshijë edhe zgjedhjen e presidentit, lë të kuptojë se e vetmja mundësi me këta numra që i kanë nxjerrë këto zgjedhje janë që do të bëjnë me LVV-në, përndryshe në asnjë kombinim me partitë opozitare nuk ka mundësi me bërë një marrëveshje e cila siguron zgjedhjen e presidentit përshkak se duhen edhe numrat. Lumir Abdixhiku e ka një problem të brendshëm tashmë partiak”, tha Jashari. /21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close