
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në cilësinë e kryetarit të komunës së Tetovës sot ka qenë nikoqir i familjes Jashari nga Drenica shkruan TOP24.
Kasamin u vizitua nga Lulzimi, djali i komandantit legjendar Adem Jashari – vëllai jonë Lulzim Jashari, vizitë kjo që po vjen për Kasamin në momentet kur në këtë parti po bashkangjiten ish veprimtarë të ilegales dhe ish protagonist të lëvizjeve kombëtare, shkruan TOP24.
Kreu i Besës në një postim të tij në FB ka shkruar se “Në popull thuhet se pranvera sjellë ogure të mira. Një ogur i mirë për kohëra më të mira zbriti në qytetin tonë, për qytetarët tanë. E sjellin atë njerëzit që vijnë nga kohërat e historisë, nga ato dimensione fatmirësie dhe dinjiteti kombëtar.
Nder, privilegj e krenari të mirëpres, sot, mikun tim, në qytetin tonë, në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së, në Tetovën tonë të bukur, djalin e heroit tonë, djalin e historisë sonë të re, djalin e komandantit legjendar Adem Jashari- vëllanë tonë Lulzim Jasharin.
Oguret e mira kanë forcën e vazhdimësisë. Muajve në vijim Tetovës dhe qytetarëve tanë do t’i vijë një ogur tjetër që do mundësojë të ndjehen krenarë në lartësitë më kuptimplota qytetare dhe kombëtare” ka shkruar ai përcjellë TOP24.
Kasami postimin e tij e përfundon me një falenderim të veçantë për Lulzim Jasharin, duke iu drejtuar me fjalët “Faleminderit për vizitën vëlla Lul!



