LajmeRajon

​Japin dorëheqje kryetarja, kryesia dhe e gjithë anëtarësia e partisë GUXO në Deçan

Komplet anëtarësia e partisë GUXO në Deçan, kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt, bashkë me kryesinë dhe kryetaren.

Kryetarja e degës së Guxo në Deçan, Rabije Haklaj ka thënë se refuzimi ndaj presidentes Osmani për kandidate sërish, është arsyeja kryesore, transmeton KosovaPress.

Ditë më parë, nga Guxo dorëheqje dha deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli. Ai tha se këtë vendim e mori për shkak “të fushatës linçuese dhe fyese ndaj presidentes, Vjosa Osmani”. Ndërkaq dorëheqja tjetër ishte ajo e anëtarit të Kryesisë Qendrore të partisë GUXO, Kujtim Hajdaj, i cili para dy ditësh ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik brenda kësaj partie.

Njoftimi i plotë:

DEKLARATË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë të Partisë Guxo

Me përgjegjësi të plotë publike dhe morale, ju njoftoj se unë, Rabije Haklaj, si bashkëthemeluese e atëbotë Lista VJOSA, si koordinatore e Partisë Guxo në Deçan dhe më pas si themeluese e udhëheqëse dalë nga një Kuvend i rregullt dhe demokratik i Degës së Partisë Guxo në komunën tinë që nga 5 maji 2023, së bashku me Kryesinë e Degës dhe në unanimitet të plotë me Kryesinë përmes vendimit që u morr në mbledhjen e mbajtur me dt.8 morrem vendim që të japim dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Guxo, si dhe dorëheqjen kolektive e të parevokueshme të Degës së Partisë Guxo në Deçan.

Që nga themelimi si “Lista Vjosa”, me 5 nëntor të vitit 2020 nga Presidentja znj. Vjosa Osmani dhe ne bashkëpunëtorët e saj politik, e më pas e çërtifikuar si Partia Guxo, ne u bashkuam me shumë përkushtim rreth këtij projekti politik që në thelb dhe në bazament kishte frymën rugoviane dhe orientimin tonë politik si parti e qendrës së djathtë demokratike dhe pro-perëndimore.

Me vullnet të palëkundur e me përkushtim dhe me kontribut të madh si degë e Partisë Guxo në Deçan punuam me sinqeritet dhe ndershmëri për arritjen e fitoreve tona të përbashkëta si koalicion, por edhe për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kur në shkurt të vitit 2021, para qytetarëve të Republikës së Kosovës, si koalicion i përbashkët iu drejtuam qytetarëve dhe fituam besimin e tyre me 51.28%, në atë fushatë zgjedhore bashkërishtë kërkuam mbështetjen e qytetarëve me një zotim të qartë:

Znj. Vjosa Osmani që të jetë Presidente** ndërsa z. Albin Kurti Kryeministër.

Po ashtu, para qytetarëve u zotuam se, për të paktën dy mandate, duke qenë se vendi kishte aq shumë nevojë për ndryshime, do të vazhdojmë së bashku me këtë konstelacion politik që dy liderët tanë të mbajnë këto pozicione që nënkuptonte se Presidentja znj. Osmani tani edhe mandatin e dyte e mbi standartin e vendosur po nga ato zgjedhje se, në dy pozitat drejtuese më të larta të Republikës, të kemi figura që gëzojnë mbështetjen më të madhe të të gjithë qytetarëve.

Por, ajo që ndodhi këto ditë, neve si Degë e Partisë Guxo në Deçan, që, jo vetëm na indinjoi, por edhe na zhgënjeu pa masë, ishte një tradhëti e pastër nga partneri i koalicionit, i cili, ndonëse e shihte vullnetin masiv të qytetarëve falë punës së jashtëzakonshme të Presidentes Dr. Vjosa Osmani në përfaqësimin aq dinjitoz të qytetarëve dhe të Republikës sonë, veproi në mënyrë të papranueshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close