LajmeMaqedoniTopLajm

Jankullovska: Në parti nuk është biseduar asgjë ditën kur ndodhi dhuna në Kuvend

 Ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska ka dëshmuar sot për sulmin e 27 prillit 2017 në Kuvend.

Jankullovska potencoi se vendimi i organeve të partisë lidhur me protestat nuk janë të njohura për të, informon Zhurnal.

“Nuk më janë të njohura këto vendime kur unë kam marë pjesë në seanca, ndërsa nga procesverbalet nuk kam vërejtur vendim të tillë”, potencoi Jankullovska.

E pyetur nga ana e mbrojtjes të të akuzuarve se çfarë ka bërë më 27 prill, ajo tha se ka qenë në zyrën e saj në parti, ndërsa afër saj, ka qenë dhe zyra e Mile Janakievskit.

“Me Milen disa herë gjatë ditës kemi ngrënë dhe pirë dhe kemi biseduar për tema në interes tonin, në parti asgjë nuk ka ndodhur e pazakontë”, ka dëshmuar Gordana Jankullovska.

Jankullovska përsëri tha se partia formalisht asnjëherë nuk është prononcuar dhe nuk ka patur qëndrim për protestat, por tha se ndonjëherë së bashku kanë ndjekur lajmet në Tv dhe kanë komentuar deklarata të individëve të ndryshëm.

“27 prilli la gjurma tek të gjithë ne, unë në ora 17:00 ika nga partia dhe shkova në shtëpi, përgatita darkë dhe në Tv e pashë se çfarë po ndodhë, atëherë një TV emitonte drejtpërdrejtë brenda Kuvendit”, tha Jankullovska.

E pyetur nëse më 27 prill ka patur komunikim me Spiro Ristovski, Jankullovska mohoi një gjë të tillë.

Në gjykatë sot kishte të ftuar 17 dëshmitarë, në suaza të lëndës “27 prilli”.

Dëshmitarja Gordana Jankullovska është e arrestuar në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuajë dënimin me burg për blerjen e Mercedesit luksoz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close