LajmeMaqedoniTopLajm

Janë denoncuar disa parregullsi në prokurori, ja në cilat vende

Deri në ora 19:00 sot kanë arritur disa denoncime për vepra penale eventuale që janë kryer sot për zgjedhjet, njoftojnë nga Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore.

Prokuroria Publike Strugë është e njoftuar se në një vendvotim një person a ka shqyer fletëvotimin dhe e ka lëshuar vendin e votimit. Pas udhëzimeve të dhëna nga prokurori publik, policia ka vepruar për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Në Prokurorinë e Gostivari ka arritur informacion për një person që ka fotografuar fletën e votimit. Policia vepron në drejtim të zbardhjes së rastit.

Në Prokurorinë Publike në Koçan është pranuar një njoftim dhe dy kallëzime penale. Është parashtruar njoftim se partia politike ka kryer transport të organizuar të votuesve deri te vendvotimi.

Pas kallëzimit të parashtruar për personin që ka kryer agjitim në vendvotim në fshatin Terancë, është formuar lëndë dhe janë dhënë udhëzime për veprim të mëtutjeshëm.

Është denoncuar edhe person i cili ka kryer transport të organizuar të votuesve deri te vendvotimi dhe ka kryer ndikim ndaj votuesve. Për këtë Prokuroria Publike Koçan ka hapur lëndë.

Prokuroria Publike Kavadar vepron për një rast në vendvotimin në Demir Kapi. Është denoncuar se një person ka shqyer fletëvotimin, për çfarë është formuar lëndë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close