
Prokurori James Pace e pyeti dëshmitarin James Rubin për qëndrimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale. Ish-diplomati Rubin tha ndër të tjera se nuk e sheh si të drejtë që Thaçi është në bankën e të akuzuarve. Ai tha se e sheh të gjatë periudhën e paraburgimit
Nga i dërguari ynë në Hagë, Dion Ratkoceri
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar edhe dje dëshmia e James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Dëshmia e tij ka vazhduar me pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ashtu edhe nga pala mbrojtëse. Në ditën e dytë të dëshmisë, James Rubin tha se “derisa e kuptuan situatën më mirë”, Shtetet e Bashkaura të Amerikës e përshklruanin UÇK-në si “organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste”, raportoi KSP-ja.
“Ndoshta ne shkelëm dëshirën që të ishim në anën e engjëjve gjithmonë, sepse për një periudhë të caktuar kohore derisa e kuptuam më mirë situatën, ne fillimisht e përshkruam UÇK-në si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, ne nuk donim që të vidheshim apo të mbështesnim që zhvillojnë apo bëjnë aktivitete terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoj me kalimin e kohës, veçanërisht pasi UÇK u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë, dhe pastaj e konsideruam atë që ishin në anën e engjëjve sepse nënshkruan marrëveshjen e paqes”, u shpreh ai
Dëshmia e tij po vazhdon me pyetjet e prokurorit të specializuar, James Pace. Në dëshminë e tij, James Rubin të hënën kujtoi takimet me ish-presidentin e Kosovës, derisa hodhi poshtë pretendimet se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e drejtues të tjerë të UÇK-së kanë ekzekutuar apo vrarë njerëz. Paraprakisht, në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venketasëari Alagenda, Rubin tha se serbët janë përpjekur të fajësojnë gjithmonë UÇK-në. James Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë. Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
NUK ËSHTË E DREJTË QË THAÇI ËSHTË NË BANKËN E TË AKUZUARVE
Prokurori James Pace e pyeti dëshmitarin James Rubin për qëndrimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale. Ish-diplomati Rubin tha ndër të tjera se nuk e sheh si të drejtë që Thaçi është në bankën e të akuzuarve. Ai tha se e sheh të gjatë periudhën e paraburgimit. “Fakti që të akuzuarit kanë qenë janë në burg për më shumë se pesë vjet dhe janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur të ndaluar për kaq shumë gjatë më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe shtetin e së drejtës dhe mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për pesë vite përpara se të ndiqet penalisht një çështje penale ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën. Kështu që në rastin e të akuzuarit në fjalë nuk e kuptoj fare se pse është dashur të qëndrojë në burg për pesë vite”, ka thënë ai.
Ish-zëdhënësi i DaSH-it tha se nuk e sheh si të drejtë gjykimin, tek shtoi se ky nuk ishte vizioni që e kishte ndjekur ish-shefja e tij, Madeline Albright, kur ndihmoi në themelimin e Trububalit Ndërkombëtar Penal për Ish-Jugosllavi.
“Unë, për vete, nuk e shoh këtë si shtet të së drejtës ose sundim të ligjit që shpresoja të krijohej nga sistemi ndërkombëtar ose të paktën – pa diskutim që sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur ka iniciuar krijimin e Trubunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë ose atë për Ruandën. Mua kjo më është dukur thjesht si një fajësim kolektiv për faktin se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së nëpër male dhe nëpër bjeshkë, mendoj që asnjë person tjetër jashtë UÇK-së s’e ka pasur këtë mundësi, duke e pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së: unë për tre ditë me radhë e kam parë se si janë sjellë ata. Se kush ishte përgjegjës, kush ishte komandanti, kush ishte mbështetës. Duke e pasur këtë lloj njohurie dhe duke e ditur se cilat kanë qenë zhvillimet, unë mendoj që kjo ka qenë e gabuar. Kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist me profesion, por megjithatë kam të drejtën që ta them zëshëm mendimin tim”, tha Rubin
RUBIN: MË SHQETËSON FAKTI QË DIKUSH TË QËNDROJË I PARABURGOSUR PËR PESË VJET
Dëshmitari James Rubin kishte refuzuar që të përgjigjej në pyetjet e Prokurorisë pa filluar dëshmia e tij, me arsyetimin se ai nuk mund t’i ndihmojë pikëpamjet e tyre. Por, ai foli për këto pikëpamje, duke thënë se e shqetëson fakti që të akuzuarit po qëndrojnë në paraburgim për pesë vite, duke u nisur nga fakti që ata u dorëzuan vetë dhe se ishin shumë bashkëpunues me gjykatën.
“Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim këtu në Hagë për më shumë sesa 5 vite dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që ata janë të mbajtur për kaq shumë gjatë, më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe me shtetin e së drejtës. Mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i burgosur për pesë vite përpara se të fillojë të ndiqet penalisht një çështje penale ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi”. Rubin deklaroi se në këtë rast nuk e kupon fare se si është dashur që të akuzuarit të qëndrojnë kaq gjatë në paraburgim.
“Në rastin e të akuzuarve në fjalë, nuk e kuptoj fare që është dashur të qëndrojë në burg për 5 vite”, tha Rubin. Përpara kësaj, prokurori James Pace tha se mbrojtja e Thaçit më 25 gusht të këtij viti ka thënë që Rubin nuk ka pranuar që të merret në pyetje nga ZPS-ja.
“A mund të na e jepni arsyen se pse e keni bërë këtë gjë dëshmitar?”, pyeti Pace.
“Është pyetje e mirë. Mendoj që jam munduar pafund që jem i disponueshm për këtë Gjykatë. Kam shpenzuar qindra orë përgatitje dhe ndjesia ime ishte që gjithë njohuritë që unë kisha ishin të pranishme në komentet që unë kam dhënë dhe mendoj që pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im i mëtejshëm, por mendoj që e kam dhënë të gjithë formacionin. Në qoftë se ju keni nevojë për pyetje, unë kam qenë këtu dje edhe sot”, u shpreh Rubin. James Pace i tha dëshmitarit se mendon që pikëpamjet e tij ia vlejnë për Prokurorinë. Por, ai pyeti dëshmitarin se cilat janë ato pikëpamje sipas tij. “Në rastin e të akuzuarve në fjalë, nuk e kuptoj fare që është dashur të qëndrojnë në burg për 5 vite”, deklaroi Rubin
RUBIN PYETET PËR AKUZAT E DICK MARTYIT: “E DI QË S’DOLI KURRË DIÇKA PREJ TYRE
James Rubin, ish top-zyrtari amerikan që po dëshmon në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit, është marrë në pyetje nga Prokuroria – dhe çështja doli te origjina e krijimit të Dhomave të Specializuara. Prokurori kundërshtoi “relevancën” e referimit të akuzave të Dick Marty-it, ish-senatorit zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim organesh. Por, avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, insistoi – sepse tha se kjo gjykatë është ngritur saktësisht për ato akuza të cilat përfunduan të papërfshira në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Avokati: A e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt?
Rubin: Besoj që kurrë s’doli asgjë nga ajo.
AVOKATI I THAÇIT ALARMON SE PROKURORIA I “FSHEHU” PROVA TË RËNDËSISHME
Akuza për taktizime, tentim-pengimi të mbrojtjes e lojëra në procesin gjyqësor, ka adresuar avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, në drejtim të Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Në një parashtresë urgjente të publikuar së fundmi në faqen e Gjykatës Speciale e cila mban datën 13 shtator, Misetiq ka bërë të ditur se Prokuroria e Hagës, ka mbajtur të fshehta dokumentacione të cilat me parimet bazë në drejtësi, e ka pasur obligim t’ia dorëzojë mbrojtjes së Thaçit. Fjala është për dëshmitarët e parë të Thaçit, James Rubin dhe të tjerë, ku Prokuroria e Hagës, nuk ka dorëzuar disa dokumentacione me rëndësi për mbrojtjen, raporton gazeta Nacionale.
“Vendimet taktike të miratuara nga ZPS-ja në prag të çështjes së Mbrojtjes kanë pasoja. Pajtueshmëria me kuadrin e zbulimit të Dhomës së Specializuar është një aspekt integral i një gjykimi të drejtë. Shkeljet kanë shkaktuar dëm në përgatitjen e Mbrojtjes. Mbrojtja nuk duhet të detyrohet të ridrejtojë burimet drejt rigjykimit të shkeljeve të zbulimit të ZPS-së në këtë fazë të vonë të gjykimit. Lojërat e vazhdueshme të ZPS-së padyshim që do të nxisin kërkesat e Mbrojtjes për shtyrjen e procedurave dhe përjashtimin e provave, dhe do të rrezikojnë paraqitjen në kohë të çështjes së Mbrojtjes. Rregulli 110 autorizon një Trup Gjykues të marrë masa pas mosrespektimit të detyrimeve të zbulimit nga një palë. Si i tillë, Mbrojtja bën kërkesën e tanishme për urdhrat e përcaktuar më poshtë në mënyrë që të sigurohet që kjo të mos ndodhë përsëri”, thuhet në kërkesën e avokatit Misetiq.



